75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / k.v

Nën kërcënimin e thikës, dy të rinj ja vodhën viktimës një “Iphone 12” në Prishtinë

Një person ka raportuar në polici se të dielën pas orës 21:00, derisa ishte duke ecur në njërën prej rrugëve të kryeqytetit, dy persona rreth moshës 20-vjeç, nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur telefonin “Iphone 12”.

Policia i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/