Me uniformë të Policisë, thyen rregullat dhe futet në zebra – Prishtinë!
Rreth orës 13:40, në Prishtinë, një shkelje të rëndë trafiku ka bërë një zyrtar policor.
Indeksonline ka siguruar pamjet e veturës (Golf 4), civile, duke ecur në zebra dhe kaluar në shiritin tjetër.
Dëshmitarët kanë treguar se automjeti ishte nisur nga “Grandi” në drejtim të Katedrales.
Për një moment, ai ndalon kolonën dhe bën shkeljen e trafikut.



