75 Mall Live Search
13:19 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Visar Ymeri jep përgjigje për transportin e qytetarëve nëpër vendvotime (Video)

(I plotësuar) – Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka folur rreth lajmit që dje zuri ballinat e mediave, ku thuhej se kjo parti kundërligjshëm bënte bartjen e qytetarëve deri në vendvotime.
Lidhur me këtë, Ymeri ka thënë se Vetëvendosje nuk ka bërë asgjë tjetër pos që u ka ndihmuar qytetarëve që janë deklaruar se kanë nevojë për transport, raporton Indeksonline.

“Votuesit që janë deklaruar në VV se kanë nevojë për transport, natyrisht se ne iu kemi ofruar një gjë të tillë.KQZ merr masa të heshtura që kanë për synim dekurajimin e votuesit, duke ua ndërrruar vendvotimin. VV përkundër kësaj e inkurajon votuesin dhe kjo është e rëndësishme për qytetarin”, është shprehur Ymeri.

Ai e ka marrë si shembull kryeministrin kanadez, i cili gjatë kohës së zgjedhjeve kishte publikuar në llogarinë e tij në Tëitter numrin ku qytetarët mund të lajmëroheshin nëse kishin nevojë për transport.

Andaj, Ymeri e ka quajtur të pazakonte reagimin dhe sjelljet e partive tjera.

“E pazakontë është sesi subjektet politike nuk po mund ta pranojnë se e kanë humbur Prishtinën dhe po thonë kinse VV ka ka vepruar kundërligjshëm. Një gjë të tillë e ka bërë edhe tash kryeministri i Kanadasë, ku ne Tëitter kishte deklaruar edhe numrin se ku mund të lajmëroheshin ata që kishin nevojë për transport”, ka deklaruar ai./Indeksonline/

…………………………………………………………………………….

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë në tri komuna, Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë.

Ai ka deklaruar se në këto komuna, interesat e qytetarëve do të jenë parësore dhe me qeverisjen e Vetëvendosjes, këta qytetarë janë liruar nga klani “pronto”, nga mafia dhe nga korrupsioni.

“Këto fitore janë për të mirën e qytetarëve. U uroj kandidatëve për zgjedhjen e tyre.Prizreni e Dardana do e shohin si do qeveriset komuna dhe do e shohin se si është ta kenë komunën në anën e tyre.Këta kandidatë dolën kundër klanit pronto 2, dhe zgjodhën barazinë në të mirë të tyre. Këto tri komuna do ta kenë rastin që përmes Lëvizjes Vetëvendosje të përfitojnë nga niveli lokal i qeverisjes, të kenë një qeverisje karshi interesave të qytetarëve,. Tri komunat do të jenë të lira nga kapja, mafia e keqpërdorimit dhe të lira nga pushtetet korruptuese. Për këtë i përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri, raporton Indeksonline.

Ymeri tutje ka thënë se LVV ka ndihmuar partitë tjera në mënyrë që të bie poshtë, siç e quan ai, “qeverisjen e SHIK-ut”, duke iu referuar kështu PDK-së së Kadri Veselit.

“E kemi luftuar vazhdimin e keqqeverisjes, siç është Mitrovica, Vushtrria e komunat tjera. E kemi ndihmuar një tentim për mirëqeverisje në këto komuna. Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë në komunat më të mëdha në Kosovë dhe kjo do t`i faturohet mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ai./Indeksonline/