75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 13 Korrik 2021 / OSH

Musliu-Shoshi për helmimin e qytetarëve: Numri po rritet, urgjentisht të nxirret një rezultat i analizave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas helmimit të rreth 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit.

Dyshimet e para janë që janë infektuar nga uji, mirëpo Musliu-Shoshi theksoi se është urgjente nxerrja një rezultati të analizave, shkruan IndeksOnline.

Sipas saj, duhet të dihet sa më parë arsyeja dhe burimi i këtij helmimi masiv.

“Përderisa numri i të helmuarve  në Deçan po rritet, ende nuk kemi ndonjë rezultat fillestar që tregon arsyen dhe burimin e këtij helmimi masiv.

Është urgjente nxjerrja e një rezultati të analizave ngase asgjë nuk garanton që numri i të helmuarve të rritet në nivel më të gjerë.

Poashtu, shpreh domosdoshmërinë që personeli shëndetësor të rritet dhe që Ministria e Shëndetësisë të ofroj hapa konkret karshi situates”, shkroi ajo./IndeksOnline/