Lëndohet Zyba, dërgohet me barelë jashtë fushës

Qëndrim Zyba ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Ferencvarosit.
Futbollisti i Prishtinës pësoi një lëndim që e detyroi atë të largohet nga fusha në minutën e 52-të.
Ai u largua me barelë nga fusha dhe u zëvendësua nga Mendurim Hoti.
Zyba ka qenë një nga më të fortët e Prishtinës si në ndeshjen e parë ashtu edhe në këtë ndeshje. /IndeksOnline/
