Kryeministri kthehet nga Greqia, mbledhë sot ministrat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një vizitë zyrtare disa ditore në Greqi është kthyer në Kosovë, transmeton “Indeksonline”.
Në agjendën e tij për sot është paraparë mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës.
Nën kryeministrin e Kurtit, mbledhja do të mbahet nga ora 15:00.
Rendi i Ditës, ende nuk dihet, por sipas Odës së Hotelerisë së Kosovës nga sot do të duhej të hynin në fuqi masat e reja anti COVID-19 të cilat parashohin zbutje të mëtejshme të këtyre masave.