Ministri Krasniqi njofton se janë ndarë mjetë për 11 projekte për komunitetet pakicë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë mjetë për 11 projekte për komunitetet pakicë dhe me persona me nevoja të veçanta.
Ai ka bërë me dije se ka nënshkruar 11 marrëveshje me komunat përfituese nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike për vitin 2021.
“Synimi i këtyre marrëveshjeve është përmirësimi i kushteve në zonat e banuara nga komuniteti pakicë dhe atyre me nevoja të veçanta”, shkruan ndër të tjera ai, transmeton “Indeksonline”.
Postimi i plotë:
NDAHEN MJETE PËR 11 PROJEKTE PËR KOMUNITETET PAKICË DHE ME PERSONA ME NEVOJA TË VEÇANTA NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMUNAL PËR ZHVILLIM TË INFRASTRUKTURËS SOCIO-EKONOMIKE
Sot kam nënshkruar 11 marrëveshje me Komunat përfituese nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike për vitin 2021.
Synimi i këtyre marrëveshjeve është përmirësimi i kushteve në zonat e banuara nga komuniteti pakicë dhe atyre me nevoja të veçanta.
Pas pranimit të kërkesave dhe shqyrtimit të tyre bazuar në raportin e komisionit të MAPL-së është aprovuar mbështetja financiare në vlerë prej gjysëm (0.5) million EUR.
MAPL do të vazhdojë mbështetjen e grupeve të margjinalizuara përmes projekteve të ndryshme.
Lista e projekteve infrastrukturore për komunitete dhe persona me nevoja të veçanta të cilat do të mbështeten për vitin 2021 janë:
