75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / OSH

Takohen kryeparlamentari Konjufca dhe imami Maliqi

Kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim imamin, Labinot Maliqi.

Imami Maliqi ka njoftuar se kanë biseduar për shumë çështje të rëndësishme, në të mirën e shoqërisë.

Maliqi drejton organizatën ”Kosovo Center for Peace’ dhe ka ngritur zërin që një kohë për lejimin e bartjes së shamisë nëpër shkolla.

“Isha i nderuar të takoj sot kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ku së bashku diskutuam për një gamë çështjesh të një rëndësie të veçantë, të cilat e karakterizojnë të mirën e përbashkët të shoqërisë dhe të ardhmen e Republikës sonë” shkruan Maliqi në njoftim, për takimin me Konjufcën./Indeksonline/