Llapi eliminohet nga garat evropiane por me kokën lartë!

Ekipi i Llapit është eliminuar nga kualifikimet në Konferencë Ligë.
Ndeshja kthyese kundër Shkupit përfundoi me rezultat 1:1, transmeton Indeksonline.
Në minutën e 78-të, Shkupi kaloj në epërsi me anë të Ali Adem, kurse Llapi barazoi me anë të Drilon Fazliut në minutë e 83-të.
Llapi nga minuta i 75-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Benjamin Emini u ndëshkua me karton të kuq. Llapi pati paraqitje tejet të mirë sonte kundër Shkupit.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 3:1 për Shkupin./Indeksonline/