75 Mall Live Search
23:41 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / OSH

Ky është emri i vrasësit në Gadime të Lipjanit

Fshati Gadime i Lipjanit sonte është goditur nga një tragjedi. Dy familje janë gjuajtur me armë njëra me tjetrën.

Si pasojë e kësaj, një person ka mbetur i vrarë. Indeksonline mëson se personi i vrarë është Shpejtim Limani, rreth 50 vjeç, i komunitetit ashkali.

Tutje, Indeksonline mëson se personi i arrestuar dhe i dyshuari për vrasje është Xhelal Ramadani, rreth 50 vjeç, po ashtu i komunitetit ashkali.

Përveç personit të vrarë, ka edhe të plagosur./Indeksonline/