Tejkalime të rrezikshme, vozitje në shirit të gabuar, kthim në vija të plota, një mëngjes i zakonshëm për shoferët kosovarë

Indeksonline vazhdon të publikojë shkeljet e rregullave të komunikacionit në rrugë të ndryshme të Kosovës, krejt kjo vetëm për të rritur ndërgjegjen e shoferëve gjatë vozitjes, gjë e cila do të ulte edhe numrin e aksidenteve dhe viktimave në komunikacion.
Shkeljet e rragullave në trafik janë të ndryshme.
Tejkalimet e rrezikshme, në vijë të plota dhe kthesa të mëdha janë të pranishme kudo, që në disa raste janë shkaktar edhe të aksidenteve fatale.
Shqetësues është fakti që janë shpeshtuar vozitjet e shoferëve në kahje të gabuar. Ky gabim në komunikacion mund të jetë fatal./Indeksonline/