75 Mall Live Search
13:07 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Audio-përgjimet e Florentino Perez: Figo ishte bir k**ve, ta sakatonte ekipin

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka dalë zbuluar në audio-përgjimet që po publikon “El Confidencial”. Casillas, Raul, Del Bosque, Ronaldo e Mourinho janë disa prej personazheve të shigjetuar nga spanjolli.

Nuk ka shpëtuar as Luis Figo, me të cilin është i ashpër. Perez dëgjohet të thotë mes të tjerash:

“Figo është ai që e shkdhen ekipin. Më i miri ka qenë Zidane, pa asnjë dyshim. Figo ka qenë një bir k*e, si Raul. Dy më të këqijtë kanë qenë Figo dhe Raul.

Kur erdhi Figo u bë shok me Raul dhe së bashku me Hierron ishin në krye të grupit dhe komandonin dhomat e zhveshjes. Budallai Del Bosque nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte”.