75 Mall Live Search
21:42 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

UEFA zbulon stadiumet se ku do të zhvillohen 4 finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ardhur me një lajmërim në lidhje me finalet e Ligës së Kampionëve.

UEFA ka zbuluar 4 stadiumet që do të organizojnë 4 finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve, transmeton Indeksonline.

Në vitin 2022, finalja do të luhet në Saint Petersburg të Rusisë, kurse në 2023 në Stamboll të Turqisë.

Londra do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2024, kurse Munihu në vitin 2025./Indeksonline/