15:29 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Arabia Saudite të ushtrojë ndikim te shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat, të cilin e njoftoi me të arriturat në Kosovë, rritjen e mirëqenies dhe proceset demokratike.

Haradinaj, po ashtu kërkoi nga diplomati saudit ta ushtrojë ndikimin e tij te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.Ndërkaq, Fayez Altemyat e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës në udhëheqje të Qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët.