“Krejt po dalin”/ Real Madridi shumë shpejtë mbetet edhe pa Varanen

Skuadra e Real Madridit është duke u përballur me largim të futbollistëve të rëndësishëm nga ekipi këtë merkato.
Pas Ramosit, shumë shpejtë pritet zytarizimi i largimit të Rapahel Varanes, transmeton Indeksonline.
“Sport1” raporton që Varane tashmë ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin.
Dy ekipet janë duke negociuar. Real Madridi kërkon që oferta të jetë mbi 50 milionë euro.
Varane është pajtuar me Unitedin për një kontratë deri në vitin 2026. /Indeksonline/