75 Mall Live Search
20:49 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / AR

City kërkon dyshen Kane-Grealish

Klubi anglez Man City po përpiqet të përforcojë skuadrën gjatë verës.

Sipas ‘The Athletic’, Manchester City po kërkon transferimin e dy top futbollistëve anglez gjatë afatit kalimtar të verës.

‘Citizens’, kanë shprehur interesim për sulmuesin Harry Kane dhe mesfushorin Jack Grealish.

Të dy futbollistët po konsiderohen të pashitshëm nga klubet e tyre Tottenham dhe Aston Villa, por në anën tjetër City po bën maksimumin të transferoj dyshen angleze.

Çmimi i Kane në treg llogaritet të jetë mbi 150 milionë euro, ndërsa Grealish mbi 100 milionë euro, raporton lajmi.

Trajneri i Kampionit të Anglisë, Pep Guardiola është duke bërë të pamundurën që të siguroj transferim e disa top futbollistëve që të konkurroj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.