75 Mall Live Search
22:05 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / OSH

Aksident në Fushë Kosovë, të përfshira 4 vetura – lëndohen disa persona

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë ku kanë qenë të përfshira katër automjete.

Sipas informative disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:10, në rrugën   Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor.

Në  këtë  aksident janë përfshirë katër automjete .

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njejtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha ai./IndeksOnline/

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.