KB Peja zyrtarizon trajnerin e ri

Trajneri Shemsettin Bash është rikthyer te skuadra e Pejës. Lajmi është konfirmuar nga klubi pejan.
48-vjeçari në sezonin e ri do të udhëheq ekipin pejanë. Trajneri turk, ka qenë pjesë e Pejës edhe sezonin e shkuar duke e udhëhequr ekipin në dy ndeshje.
Vetëm pas dy ndeshjeve Bashk dha dorëheqje nga posti i trajnerit te Peja për arsye familjare.
Klubi pejan gjithashtu ka paralajmëruar se do të ketë edhe përforcime për edicionin e ri.