Manchester United me ofertë zyrtare për mbrojtësin e Napolit

Kalidou Kulibaly ka qenë mjaftë i kërkuar nga ekipet e mëdha vitet e fundit.
Para dy vitesh kishte zëra se mund të shitet deri në 90 milionë euro, por vitin e fundit forma e tij ka rënë, shkruan Indeksonline.
Manchester United është duke bërë përpjekje që të nënshkruaj me mbrojtësin e Napolit.
Menaxheri i qendërmbrojtësit i ka paraqitur klubit një ofertë nga Djajtë e Kuq e cila kap shifrën 30 milionë euro.
Megjithatë, klubi anglez mësohet se ka marrë një “jo” të prerë nga presidenti napolitan.
De Laurentiis është shumë i shtrenjtë dhe ai nuk është i gatshëm të bëjë zbritje, derisa minimumi mund të jetë 50 milionë euro. /IndeksOnline/