75 Mall Live Search
09:51 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Punimet e stërzgjatura në rrugën “Muharrem Fejza”, banorët organizojnë protestë

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, dhe ata të rrugëve lidhëse kanë bërë të ditur se të enjten do të protestojnë. Kjo për shkak të punimeve që kanë nisur tash e katër muaj.

Banorët përmes një letre dërguar medieve kanë thënë se tashmë jeta e tyre e përditshme është rënduar skajshëm  dhe se nuk kanë hapësira të lira për të lëvizur si këmësor , ndërsa personat me nevoja të veçanta kanë mbetur të mbyllur që nga fillimi i këtyre punimeve.

“Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapsira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd”, ka shkruar Dren Shahini aktivist i kësaj lagjeje.

Protesta ka për qëllim që të bëhet intesifikimi i punimeve, për rrugët alternative të mirëmbajtuara, për mbikëqyrje të punimeve dhe zbatim të planit dinamik të punës.