Sukses i garantuar, Noizy e Dhurata së shpejti ‘godasin’ tregun muzikor me bashkëpunim

Kjo sezonë sjelli bashkëpunime të shumta.
Një i cili pritet të thej çdo rekord të dëgjueshmërisë është ai mes Dhurata Dorës dhe Noizyt, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Indeksonline, menaxheri i Dhurata Dorës, Ilir Balija.
Ai u shpreh se dyshja kanë bashkuar forcat për një këngë e cila pritet të lansohet gjatë kësaj jave.

Kënga titullohet ‘Mi Amor’ dhe është realizuar me videoklip. Edhe kësaj radhe artistët u kujdesën të shkëlqejnë me paraqitjen e tyre.
Bëhuni gati sepse pritjes po i vjen fundi./Indeksonline/