75 Mall Live Search
12:49 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

COVID-19: 102 pacientë po trajtohen në SHSKUK

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 102 pacientë.

Prej tyre, 16 janë të konfirmuar pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore, sipas raportit të punës për datën 19 korrik 2021.

Në QKUK janë të shtrirë 93 pacientë, 8 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:Klinika Infektive, 48 pacientë, 2 në gjendje të rëndëKlinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 9 pacientë 8 të konfirmuar pozitivë 3 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë