Mediat serbe: Guinea, vendi që sot tërhoqi njohjen e Kosovës
Mediat serbe sapo kanë bërë publike lajmin se shteti i Guineas ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Sipas tyre është pikërisht kryeministri i Guinea-s, që ka bërë publike informacionin për tërheqjen e vendimit për njohjen e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ndryshe Guinea është shteti që njohu Kosovën më 12 gusht të vitit 2011.
E lidhur me tërheqjen e njohjes është deklaruar, ministri serb, Ivica Daçiq./Indeksonline/