75 Mall Live Search
19:11 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Barcelona synon Donny van de Beekin, katalunasit propozojnë shkëmbimin me Samuel Umtitin

Klubi i Barcelonës synon që në këtë merkato të transferoj mesfushorin holandez të Manchester United, Donny van de Beek.

Sipas gazetarit të njohur spanjoll, Miquel Blazques katalunasit mund ta transferojnë holandezin nëse e shkëmbejnë me mbrojtësin francez, Samuel Umtiti, transmeton Indeksonline.

Van de Beek ka qenë opsion për t’u transferuar tek Barcelona edhe merkaton e kaluar, por holandezi e zgjodhi Manchester Unitedin.

Katalunasit po duan ta largojnë mbrojtësin francez, Samuel Umtiti për shkak të performancave të dobëta dhe pagës së lartë që ka./Indeksonline/