75 Mall Live Search
08:04 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / C E

Ja kur i zhvillojnë ndeshjet e radhës Nora dhe Akili

Nora Gjakova është pjesë e gjysmëfinaleve të xhudos në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio të Japonisë.

Xhudistja kosovare do të provoj të kaloj në finale për të siguruar një medalje tjetër për ekipin dhe vendin e saj.

Përmes repezazhit, medalje të bronztë do të kërkoj edhe Akil Gjakova.

Blloku final, që përfshin edhe gjysmëfinalet dhe repesazhin, zhvillohet prej orës 10:00 me kohën tonë lokale.

Nora është një fitore larg medaljes olimpike, Akili dy fitore larg të bronztës. /IndeksOnline/