75 Mall Live Search
09:34 / E Martë, 27 Korrik 2021 / OSH

Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Lipjan

Policia ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së të të hënës një grua nga Lipjani ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e saj.

Sipas raportit 24-0rësh, të njëjtit i kanë vjedhur asaj para të gatshme si dhe stoli të arit.

Forcat e rendit kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.