Arrestohet një mashkull në Prishtinë, e përcjelli dhe e ngacmoi vazhdimisht një femër

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një ngacmim në Prishtinë.
Një person është arrestuar pasi i njëjti sipas viktimës e ka përcjellë dhe e ka ngacmuar vazhdimisht, shkruan IndeksOnline.
“NGACMIM
Prishtinë 26.07.2021 – 10:00-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas viktimës femër kosovare i dyshuari vazhdimisht e përcjell dhe e ngacmon. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./IndeksOnline/