Vdekje e dyshimtë në Drenas
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të hënën në Drenas. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF të Drenasit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.