Ballkani barazoi në miqësoren ndaj Kayserispor

Ballkani zhvilloi ndeshje miqësore kundër Kayserispor, duke barazuar 1-1.
Skuadra nga Suhareka e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin e Ermal Krasniqit në minutë e 38-të, por në pjesën e dytë Manuel Fernandes barazoi.
Ballkani të hënën nisi fazën e fundit përgatitore për sezonin e ri në Turqi.
Kjo ishte skuadra që u paraqit në lojë sot.
FC Ballkani: Luljanovic (Kenan Haxhihamza), Bajram Jashnica, Armend Thaqi, Egzon Sinani (Visar Berisha), Astrit Thaqi, Albin Kapra, Kushtrim Gashi, Edvin Kuc, Meriton Korenica, Nazmi Gripshi, Ermal Krasniqi