Policia në Ferizaj gjobit qytetarët për parking të parregullt

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personat, të cilët me automjetet e tyre të udhëtarëve, shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt.
Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë.
Policia, i ftoi qytetarët në stacionin policor të Ferizajt dhe ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.