75 Mall Live Search
14:45 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

Qeveria ndan 430 mijë euro për specializantët

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializantëve për muajin korrik.

Kështu ka bërë të ditur ministri për Buxhet, Hekuran Murati.

“Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim”, ka thënë Murati.