75 Mall Live Search
09:09 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / AR

Gjobiten 3 qytetarë për parking të parregullt në Ferizaj

Stacioni policor i Ferizajt , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka identifikuar personat, të cilët me automjetet e tyre, shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt, në  një rrugë të qytetit të Ferizajt. Kjo informatë,  me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë.

Policia, i ftoi qytetarët në stacionin policor të Ferizajt dhe ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.