75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / k.v

Policia ndalon dy shtetas të huaj në Mitrovicë, të njëri nga ta gjen mariuhanë

Të mërkurën mbrëma, në rrugën “Agim Hajrizi” në Mitrovicë, nga zyrtarët policor janë ndaluar dy shtetas suedez dhe gjatë kontrollës së personave dhe veturës me targa vendore, tek njëri është gjetur një sasi prej4.8 gramë substancë e dyshuar narkotike, marihuanë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se personat janë shoqëruar në stacionin policor, ku njëri është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, kurse tjetri është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Sasia e dyshuar e substancës narkotike është konfiskuar nga njësia e hetimeve.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/