75 Mall Live Search
23:15 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / A. A

Jashari: Patëm më shumë raste se kundërshtari, i përgëzoj lojtarët për paraqitjen

Drita u eliminua nga kualifikimet e Uefa Conference League pas humbjes 3-2 nga Feyenoordi.

Nënkampioni i Kosovës pati performancë shumë të mirë, madje pjesën e parë e mbylli në epërsi.

Njëri ndër futbollistët më të mirë në fushë ishte mesfushori Muharrem Jashari.

Ai thotë se Drita pati më shumë raste nga loja.

“E kemi ditë të gjithë çfarë ndeshje do jetë sonte me gjithë ata tifozë prezentë. Ia nisëm ndeshjes në mënyrën më të keqe por u rikthyem shpejt. Kur nuk ke fat në futboll kjo gjë të pret. Kemi pas shumë më shumë raste se kundershtari. Ky është ligji kur nuk shënon pëson por kjo është e bukura e futbollit. I përgëzoj të gjithë lojtarët për angazhimin dhe të gjithë tjerët që na perkrahin” deklaroi Jashari për Indeksonline.

Pas eliminimit të Dritës, në Uefa Conference League mbetet Prishtina pasi siguroi kualifikimin në rrethin e 3-të duke mposhtur Connah’s.

/Indeksonline/