Juventusi, Reali e Barcelona nuk heqin dorë nga projekti i Superligës Evropiane

Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten, duke konfirmuar synimet e tyre për të vazhduar me projektin e Superligës Evropiane, pasi një gjykatë në Madrid ia ndaloi UEFA-se t’i ndjekë penalisht klubet e lidhura me këtë garë.
“Ne mbetemi të sigurt në suksesin e projektit”, thuhej në deklaratë.
Përditësimet e reja në projektin e Superligën Evropiane arritën të premten dhe lindjen e mundshme të një lige të shkëputur, pasi tri skuadrat e mbetura lëshuan një deklaratë optimiste që e publikuan në faqet e tyre zyrtare. Gjykata e Madridit kërkon që UEFA të ndërpresë veprimet ligjore kundër klubeve themeluese të Superligës Evropiane.
Lexoni deklaratën nga Juventus, Barcelona dhe Real Madrid më poshtë:
“FC Barcelona, Juventusi dhe Real Madrid CF mirëpresin vendimin e Gjykatës që zbaton, me efekt të menjëhershëm, detyrimin e UEFA-së për të hequr qafe veprimet e ndërmarra kundër të gjitha klubeve themeluese të Superligës Evropiane, përfshirë përfundimin e procedurave disiplinore kundër tri klubeve nënshkruese dhe heqjen e ndëshkimeve dhe kufizimeve të vendosura për nëntë klubet e tjera themeluese që ato të shmangin masat disiplinore të UEFA-së”, vazhdon deklarata. “Gjykata mbështet kërkesën e bërë nga nxitësit e Superligës Evropiane, hedh poshtë apelin e UEFA-së dhe konfirmon paralajmërimin e saj për UEFA-në se mosrespektimi i vendimit të saj do të rezultojë në gjoba dhe përgjegjësi të mundshme penale. Rasti do të vlerësohet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg, e cila do të rishikojë pozicionin monopol të UEFA-së mbi futbollin evropian”.
Krahas Juventusit, Barcelonës e Real Madridit, ishin edhe nëntë klube tjera themeluese të Superligës Evropiane, të cilat nënshkruan kontratat për fillimin e një lige unike. Megjithatë, Manchecheter City, Manchester Unitedi, Arsenali, Chelsea, Tottenhami, Atletico Madridi, Milani e Interi u tërhoqën nga projekti pas kërcimeve të UEFA-së.
Në komunikatë, thuhet se projekti i Superligës Evropiane do të vazhdoj, dhe se do të jetë shumë i suksesshëm.
“Klubet që marrin pjesë në garat evropiane kanë të drejtë të qeverisin garat e tyre. Ne jemi të kënaqur që duke shkuar përpara nuk do t’i nënshtrohemi më kërcënimeve të vazhdueshme të UEFA-së. Qëllimi ynë është të vazhdojmë zhvillimin e projektit të Superligës Evropiane në një kontinent konstruktiv dhe bashkëpunues, duke u mbështetur gjithmonë në të gjithë akterët e futbollit: tifozët, lojtarët, trajnerët, klubet, ligat dhe shoqatat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi të vetëdijshëm se ka elementë të propozimit tonë që duhet të rishikohen dhe, natyrisht, mund të përmirësohen përmes dialogut dhe konsensusit. Ne mbetemi të sigurt në suksesin e një projekti që gjithmonë do të jetë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian”, përfundoi deklarata.