75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Haradinaj për medaljen që u nda për Beau Biden: Kjo është mirënjohje e një kombi të tërë

Sot është mbajtur ceremonia e dorëzimit të “Medalja Presidenciale për Sundimin e Ligjit” për Beau Biden (post mortem). Kjo ceremoni është mbajtur nën organizimin e Presidencës.

Me këtë rast kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Twitter dhe Facebook ka thënë se jemi të nderuar që një patriot i vërtetë amerikan, Beau Biden, ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera që Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Kosovës i kanë të përbashkëta.

Tutje Haradinaj ka thënë se vendi ynë është përgjithmonë mirënjohës ndaj Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden në favor të prosperitetit dhe paqes në Ballkan.

“Pusho në paqe Beau, shërbimi yt në ofrimin e paqes dhe lirisë do të mbetet pishtar ndriçues për Kosovën. Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Beau Biden ka shërbyer në Kosovë, në kuadër të misionit të OSBE-së në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Jemi të nderuar që një patriot i vërtetë amerikan, Beau Biden, ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera që Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Kosovës i kanë të përbashkëta.

Vendi ynë është përgjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe lidershipit të Presidentit Biden në favor të prosperitetit dhe paqes në Ballkan.

Pusho në paqe Beau, shërbimi yt në ofrimin e paqes dhe lirisë do të mbetet pishtar ndriçues për Kosovën. Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë.