Abazovic dhe Rama e presin shiritin, e hapin një vendkalim të ri kufitar!

Mali i Zi dhe Shqipëria edhe zyrtarisht kanë hapur një vendkalim të ri të përbashkët kufitare, në Zatrijebačka Cijevna – Grabon.
Në hapje morën pjesë Kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Zdravko Krivokapic dhe Edi Rama, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Herman Spitz dhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.
“Ne e lidhëm Podgoricën me Gusinjen dhe Plavën në 90 km dhe 90 minuta me makinë. Një shans i ri për zhvillimin e veriut të Malit të Zi dhe lidhje më të mirë të njerëzve”, shkroi Abazović në Twitter. /Indeksonline/
Spojili smo Podgoricu sa Gusinjem i Plavom na 90km i 90 min. vožnje.
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) August 3, 2021
Nova šansa za razvoj sjevera Crne Gore i bolje povezivanje ljudi.
Otvoren novi granični prelaz sa Albanijom u Cijevni Zatrijebačkoj.
Može Crna Gora, može region! 🇲🇪 🇪🇺 🇦🇱@profKrivokapic @ediramaal pic.twitter.com/QvizY8DvxV