75 Mall Live Search
19:19 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / LB

Hashim Thaçi nga Haga e thirr nënën në telefon për ditëlindje (FOTO)

Nëna e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Hyra Thaçi, sot feston ditëlindjen e 84-të.

E në këtë ditë të veçantë nuk ka mundur të jetë i pranishëm djali i saj Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, por ky i fundit e ka uruar përmes një thirrjeje telefonike.

Është djali i Thaçit, Endriti, i cili përmes një Instastory ka publikuar momentin kur nëna e Hashim Thaçit bisedon me djalin e saj në telefon.

“Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja me babin”, ka shkruar Endriti poshtë fotografisë.