Liverpool beson verbërisht te Alisson, rinovon deri në 2027-ën me brazilianin!

Vazhdojnë rinovimet e kontratave te Liverpooli. Pas mesfushorit Fabinho dhe mbrojtësit Trent Alexander-Arnold, lojtari i radhës që ka zgjatur zyrtarisht bashkëpunimin me The Reds ka qenë portieri Alisson Becker.
Liverpooli beson shumë te gardiani brazilian për të cilin shpenzoi 62,5 milionë euro për ta blerë nga Roma në korrik të vitit 2018-të dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit nga Anfield Road ja kanë zgjatur edhe me 6 vite të tjera kontratën portierit 28-vjeçar.
Alisson ka firmosur deri më 30 qershor të 2027-ës me The Reds dhe është shfaqur shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Liverpoolit edhe gjatë viteve në vazhdim.