75 Mall Live Search
21:29 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / A. A

Përvjetori i vdekjes së Marilyn Monroe

Marilyn Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë mbidozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë ç’ka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15 vjetët e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy. Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Marilyn Monroe u lind më 1 qershor 1926 në Los Anxhelos. Vdekja e parakohshme i dha një fund edhe karrierës së saj. Ajo u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçe. Megjithatë edhe në 59-vjetorin e vdekjes, kujtimi ndaj Monroe-së mbetet në të gjithë botën i paharruar.

Shumë vonë ajo mundi të çlirohet nga zinxhirët e Hollywood-it: “Monroe, që për shumë kohë u përqesh nga kineastët, arriti t’i gjunjëzojë shoqëritë e produksioneve! Projekti i filmit, skenari dhe regjisori duhej të miratoheshin prej saj. Por lind pyetja  Pse? Sepse fabrika e ëndrrave deri në atë kohë nuk ia kishte dalë të fabrikonte një bionde të re, që do të mund të zinte vendin e saj.”