75 Mall Live Search
19:28 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

‘BENZO x Ma Rahat’ kënga e XEX që do t’iu shoqërojë këtë verë

Reperi XEX sapo ka publikuar klipin e ri “BENZO x Ma Rahat”.

Klipi sjell dy këngë të reja të reperit, me melodi të ndryshme prej njëra tjetër, të përmbledhura brenda një video muzikore.

Kënga është prodhim i Nautilus Entertement, me muzikë nga Nart Kelmendi dhe tekst të vet reperit nga Peja.

Klipi është punuar nga “Sekuencë”, me pjesëmarrjen edhe të modeles dhe këngëtares së njohur nga Maqedonia e Veriut, Kristina Dimitry. Kjo e fundit në klip paraqitet me veshje nga kreatorja kosovare Blerina Kllokoqi-Rugova, flokë të rregulluara nga KACI dhe grimin nga SELLMA.

Shijojeni këngët dhe klipin: