Indeksonline kishte dasëm, Edona Llalloshi ia “qiti flakën”

Jemi mësuar zakonisht të shkruajmë për të tjerët. Por kësaj radhe po shkruajmë për veten.
Indeksonline kishte të enjten festë.

Kryeredaktori i Indeksonline, Shkëlqim Osmanaj dhe e fejuara e tij, Ardita Hajrizaj ndërruan statusin e jetës.

Edona dhe Milot Llaloshi u përkujdesën për atmosferën në një dasëm të paharruar. Muzikë live, origjinale dhe profesionale, Edona dhuroi një performancë për mbamendje.

Indeksonline i uron Shkëlqimit dhe Arditës jetë të gjatë e të lumtur.

