S’kanë të ndalur fatkeqësitë për Interin, largohet edhe Lautaro

Pas largimit të dy yjeve që shkëlqyen në sezonin e kaluar, Achraf Hakimi dhe Remelu Lukaku edhe një tjetër futbollist i rëndësishëm po largohet nga Interi.
Sipas “The Times”, Tottenham ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e Lautaro Martinezit.
Kampionët e Italisë kanë pranuar ofertën e Spursave prej 70 milionë euro (60 milionë funta).
Martinez ka qenë një nga pikat më të forta të Interit në dy sezonet e fundit.
Ai ka shënuar 31 gola dhe nëntë asistime në këto dy vite me fanellën e Interit. /IndeksOnline/