Mirlind Kryeziu shënon golin e 3-të në karrierë me Zurichun

Mbrojtësi Mirlind Kryeziu e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Zvicër.
24-vjeçari realizoi gol kundër Luzernit për të barazuar rezultatin 1-1.
Ky ishte goli i 3-të në karrierë për Kryeziun në elitën e futbollit zviceran.
Sivjet ai ka luajtur nga 90 minuta në 2 xhirot e para me Zurichun dhe sot e nisi nga fillimi.
/Indeksonline/