75 Mall Live Search
19:57 / E Diele, 08 Gusht 2021 / A. A

Bodo/Glimt thërret tifozët në përkrahje kundër Prishtinës, heq kufizimet anti-covid19

Prishtina fitoi ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bodo/Glimt me rezultat 2-1.

Të enjtën nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja e kthimit në Norvegji.

Klubi Bodo/Glimt ka bërë thirrje në faqen zyrtare që tifozët të ndihmojnë me përkrahje për të mposhtur Prishtinën, transmeton Indeksonline.

Madje, për të lehtësuar prezencën e tifozëve klubi ka njoftuar se nuk do të kërkojë testin negativ për Covid-19 as pasaportën e gjelbër.

/Indeksonline/