Gjuatje me armë mes kosovarëve në Zvicër, plagoset 46-vjeçari dhe gruaja e tij

Të dielën, më 8 gusht, pak para orës 1 të pas mesnatës, në Falkensteinstrasse të St. Gallenit shpërtheu një zënkë me disa persona të përfshirë, shkruan tagblatt.ch.
Policia e qytetit St.Gallen pasi kishte marrë disa raporte për këtë mosmarrëveshje, ka dërguar patrullat e saj në vendin e ngjarjes, transmeton albinfo.ch. Atje, policët kanë takuar një 46-vjeçar kosovar të plagosur rëndë dhe gruan e tij 43-vjeçare, po ashtu me shtetësi kosovare, të plagosur lehtë.
Në rrjedhën e mëtejshme të ndërhyrjes, një kosovar 23-vjeçar u paraqit para policëve të pranishëm. Ai u arrestua. Ai akuzohet se ka plagosur 46-vjeçarin gjatë konfliktit.
Policia e kantonit St.Gallen, e kryesuar nga prokurori publik i kantonit St.Gallen, po heton historinë e deliktit.
46-vjeçari i plagosur u desh të stransportohej në spital nga shërbimi i ambulancës. Ndërkaq, gruaja e tij e plagosur më lehtë, ishte në gjendje të kërkonte trajtim mjekësor vetë.
Në aksion janë përfshirë disa patrulla nga Policia e Qytetit St.Gallen dhe ajo e Kantonit St.Gallen, si dhe shërbimi i ambulancës.