75 Mall Live Search
14:11 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / OSH

Shpërthejnë vatra zjarri në Grykën e Rugovës

Në shumë vende të Kosovës, vatrat e zjarreve kanë shpërthyer.

Kjo herë si pasojë e motit të nxehtë të shoqëruar me erëra, e jo në pak raste i pakujdesisë së qytetarëve.

Një rast të zjarrit, më saktësisht të tymit që shihet në pamjet që ka siguruar IndeksOnline, është ky në malet e Rugovës, më saktësisht në Grykën e Rugovës.

Në pamje shihet tymi, e në anën tjetër ende askush nuk ka dal për të intervenuar në lokalizimin dhe ndaljen e zjarrit.

IndeksOnline ju sjell pamje: