Dy persona bëhen “llom” për tokë, në Prizren

Dy persona dje janë rrahur në komunën e Prizrenit për çështje pronësore.
Sipas njoftimit të PK-së, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor,shkruan IndeksOnline.
“Rr. Nesim Krasniqi, Prizren, 09.08.2021-16:10. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dy të dyshuarit meshkuj kosovar dhe si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor . Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/