Sot luhet Superkupa e Evropës, Chelsea përballet me Villarealin
Chelsea dhe Villareal do të përballen sot në Superkupën e Europës.
Dy ekipet të cilat sezonin e kaluar u kurorëzuan me trofe do të tentojnë të fillojnë sezonin e ri me ‘këmbën’ e mbarë.
Londinezët vijnë entuziastë pas fitores së Champions League, i dyti në histori teksa së fundmi kanë transferuar edhe Lukakun për shifrën rekord të 115 milionë eurove.
Por belgu është prurja e vetme tek Chelsea teksa edhe tek Villareal nuk duhet të ketë ndryshime.
Ndeshja do të luhet në Belfast të Irlandës Veriore në një stadium modest prej 18 mijë e 500 tifozësh.