75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / AR

Salih Zyba, kandidat i VV-së për kryetar të Suharekës

Lëvizja Vetëvendosje pritet që t’i zyrtarizojë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, që do të garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Indeksonline nga burimet e veta mëson se, tashmë është vendosur edhe për kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Suharekës.

Garës për të parin e Suharekës nga kjo parti do t’i hyjë deputeti Salih Zyba.

Salih Zyba e pranon: Jam takuar për kafe me një deputete të AAK-së, por  s'kam bërë presion

Për kryetar të kësaj komune kanë vendosur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga LDK do të jetë Ardian Shala, nga PDK Murtez Zekolli, kurse nga AAK, kryetari i tanishëm, Bali Muharremaj.

Ndërsa AKR dhe NISMA deri më tani nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të Suharekës./Indeksonline/